Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, plagoset çifti i bashkëshortëve

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Pukë-Shkodër, plagoset çifti i bashkëshortëve

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 20:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pukë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Luf, ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një çift bashkëshortësh.

Mjetet e përplasura janë një automjet tip Volkswagen Touran dhe Tayota Yaris, ndërsa të plagosurit ishin pasagjerë te Tayota Yaris.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar segmenti Pukë- Shkodër. Ndërkohë, policia njoftoi se rruga do të jetë e aksesueshme sapo të përfundojnë hetimet për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat