Berisha: Asgjësimi i potencialit bërthamor të Ajetullahëve nga fuqia ajrore e SHBA, thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Shqipëria

Berisha: Asgjësimi i potencialit bërthamor të Ajetullahëve nga fuqia ajrore e SHBA, thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 12:58
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha shprehet se de facto u asgjësua potenciali bërthamor i Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së.

Ai theksoi se kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për t’u bashkuar për përmbysjen e diktaturës e për një Iran të lirë dhe demokratik.

“Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik. #sb”, shkroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat