Partitë e mëdha vijojnë të humbasin vota/ Rinumërimi për qarkun e Tiranës, Dogjani “përplaset” me Rusmajlin

Shqipëria

Partitë e mëdha vijojnë të humbasin vota/ Rinumërimi për qarkun e Tiranës, Dogjani “përplaset” me Rusmajlin

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Kemi arritur tashmë në ditën e pestë të procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, proces që po kryhet në pallatin e sportit “Farie Hoti”.

Gazetari Ergys Gjençaj ka bërë me dije se janë numëruar tashmë 462 kuti , ndërsa mbeten edhe rreth 60 % e tyre ende për t’u numëruar.

Dy partitë e mëdha, pra Partia Socialiste dhe koalicioni PD-ASHM kanë humbur vota nga numërimi fillestar. Përkatësisht PD ka humbur 221 vota dhe PS 194.

Koalicioni Euroatlantik 10 vota dhe Djathtas për Zhvillim 7 vota.

Ndërkohë është shënuar edhe një përplasje verbale mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli.

Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të.

KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat