Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë!

Shqipëria

Gjetja e kufomës në lumin Shkumbin, policia: Dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë!

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Lidhur me ngjarjen e rëndë zbuluar prej një peshkatari në lumin Shkumbin, ku u gjet një trup i pajetë, policia e shtetit ka dalë me një njoftim paraprak.

Në komunikatë thuhet se personi i gjetur dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë dhe bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, ende të paidentifikuar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë, ku do zbulohet identiteti i tij si dhe përcaktimi i shkakut të humbjes së jetës.

Trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme në lumin Shkumbin pranë qendrës së Elbasanit, rastësisht nga një peshkatar.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar. 

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.      

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.  

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat