Deputeti Fatmir Mediu ka komentuar në emisionin "Log" zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndërhyrjen e SHBA në tensionin mes Izraelit dhe Iranit.
Sipas Fatmir Mediut goditja amerikane ndaj centraleve në Iran ishte e përsosur dhe historike ndërsa shtoi se Donald Trump po ndjek një strategji të qartë: “paqja nëpërmjet forcës”.
Fatmir Mediu u shpreh më tej se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të fitojë Çmimin Nobel për Paqe për rolin që po luan në stabilizimin e situatës globale.
"Donald Trump e ka sjellë SHBA në qendër të botës. Sulmi amerikan në Iran ishte perfekt dhe tashmë nga sulmi, SHBA po kalon tek faza e paqes. Kjo është strategjia “paqja nëpërmjet forcës.
Trump ndërmori një veprim historik, duke qëlluar bazat bërthamore në Iran. Po diskutohej a duhet të marrë Trump Nobel apo jo? Unë them se duhet ta marrë. Kur e mori Obama, u habit dhe vetë pse po ia jepnin Çmimin e Nobelit për Paqe."-tha Mediu.