Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë punë në shërbimin publik

Shqipëria

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj, 100 orë punë në shërbimin publik

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 100 orë punë në interes publik.

Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë që e dënoi Zenelajn me 1 vit shërbim prove, për fshehje të pasurisë.

Guxim Zenelaj dha dorëheqjen në vitin 2019 duke u larguar nga sistemi, teksa KPK e përjashtoi atë për 15 vite në vendimin që i ndërpreu procesin e vetingut.

Hetimet për të nisën pas kallëzimit të bërë nga një avokat për disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat