Ina Zhupa: Kemi njoftuar të gjithë eurodeputetët se në Shqipëri nuk kishte zgjedhje të lira!

Shqipëria

Ina Zhupa: Kemi njoftuar të gjithë eurodeputetët se në Shqipëri nuk kishte zgjedhje të lira!

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 12:30
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur akuza të rënda ndaj mazhorancës socialiste lidhur me mënyrën si, sipas saj, u zhvilluan zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë të fortë në Kuvend, ajo akuzoi direkt ministrin Taulant Balla për manipulim me zarfe votimi dhe përdorim të të dhënave të diasporës për qëllime elektorale, duke e quajtur situatën “një shtet elektoral që u bashkua me PS-në”.

“Pika themelore e projektligjit janë informacione dhe siguri. Kur diskuton këtu zoti Taulant Zarfi sepse kështu do të njihesh tani. Sa zarfe ke plotësuar ti nuk ka plotësuar asnjë punonjës poste që është në pension. Sa ke fabrikuar ju nuk ka njeri tjetër rekord në Shqipëri apo botë.

Të flisni ju për informacione dhe siguri është të vësh duart në kokë. Një listë telefonave të emigrantëve është përdorur nga funksionarë të PS për të dërguar mesazhe të personalizuara.

Është fakt, mjafton të shikoni si një ish-ministre e Jashtme zonja Olta Xhaçka merr votat e diasporës nga aksesi që ka në ambasada nga lista që janë bërë.

Përçudnon procesin edhe me palën tjetër politike edhe brenda radhëve tuaja. Marrja e të dhënave personale ka qenë publike se si rrodhën dhe si përdorët në fushatë çdo të dhënë personale të individëve në Shqipëri në procesin e patronazhimit të votuesit.

Ndërkohë që në vend të në shkrimit të votave të diasporës me firmë, emrin sipas kontratës, Partia Demokratike ka provat e sakta të cilat tregojnë qartësisht se këto nënshkrime mungojnë, ose në rastin e mirë janë pika dhe viza.

Ne vijmë nga raportimi në Strasburg nga takimet me eurodeputetët, të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme, por ka funksionuar shtet elektoral i bërë njësh me PS, që shpërndau çdo të mirë elektorale”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat