Ish-Presidenti kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëria

Ish-Presidenti kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 14:37
Ilir Meta

GJKKO ka marrë vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj ish-presidentit të Republikës Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi një ndryshim të saj.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, nën akuzat për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Sipas avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakran, kërkesa e klientit të tij bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga ana e prokurorisë për ta mbajtur atë në masën më të rëndë të sigurisë. Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Ndërkohë, në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat