Aksident i shumëfishtë në Lezhë! Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas katër makina, detajet e para

Shqipëria

Aksident i shumëfishtë në Lezhë! Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas katër makina, detajet e para

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:00 në qytetin e Lezhës.

Policia bën me dije se shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion  paraprak

Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat