Dyshohet se abuzuan se*sualisht një 38-vjeçare! Arrestohen dy të moshuar në Tiranë

Shqipëria

Dyshohet se abuzuan se*sualisht një 38-vjeçare! Arrestohen dy të moshuar në Tiranë

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Dy të moshuar të moshës 61 dhe 66 vjeç kanë rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një gruar 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).
Vëllai i 38-vjeçareka kallëzuar në polici gjithashtu se dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat