Aksident në Pogradec, plagosen 4 persona; njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident në Pogradec, plagosen 4 persona; njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, në rrugën që të çon drejt fshatit Tushemisht.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona. Konkretisht janë plagosur dy shoferët e mjeteve si dhe 2 pasagjerë.

Bëhet me dije se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje të rëndë dhe do të transportohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

“Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat