Ishte larguar nga banesa prej disa javësh/ Pogradec, gjendet pa jetë 77-vjeçari

Shqipëria

Ishte larguar nga banesa prej disa javësh/ Pogradec, gjendet pa jetë 77-vjeçari

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

U largua nga banesa prej datës 6 qershor, gjendet i pajetë 77 vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, 77 vjeçari Nazif Mucco u largua nga banesa rreth 3 javë më parë ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar në polici rastin.

Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Piskupat.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe priten detaje të tjera në vijim për rrethanat e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat