Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi

Shqipëria

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 20:00
Rovigo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku shqiptari Gëzim Iljazi.

59-vjeçari, banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.

Mediat italiane shkruajnë se në momentin e aksidentit, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.

Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij dhe më pas vetë viktima. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, karabinierët, një helikopter dhe ekipet e shpëtimit, por, fatkeqësisht për Iljazin nuk mund të bëhej më asgjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat