Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Shqipëria

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 23:10
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës.

Sipas burimeve një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”.

Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur më pas policinë në vendin e ngjarjes.

Ambulanca e ka dërguar në spital të riun i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat