Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Shqipëria

Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 11:07
Elsa Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me short.

Së fundmi, gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga pjesëmarrja në gjykimin e kësaj dosjeje, duke e depozituar atë te drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erion Bani, që prej 10 ditësh.

Në argumentet e saj, Ulliri sqaron se arsyeja për këtë kërkesë është lidhja familjare, pasi ajo është kushërirë me deputeten e Partisë Demokratike, Andia Ulliri.

Aktualisht nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga GJKKO lidhur me këtë kërkesë të gjyqtares Ulliri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat