Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

Shqipëria

Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 11:56
Kreu i PD Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e gjyqit për dosjen “Partizani” në GJKKO.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quajti gjyqin një piramidë mashtrimi, ndërsa shtoi se “drejtësia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve”.

Seanca e parë gjyqësore e parashikuar për t’u mbajtur sot në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik ora 10:30. Berisha nuk u paraqit në seancë me argumentimin se nuk ishte njoftuar, ndërsa mungoi edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, u paraqit në seancë.

Në një prononcim për gazetarët Malltezi e konsideroi gjykimin për këtë çështje një farsë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat