“Para se të shijosh diellin e Shqipërisë…”/ Rama ironizon Farage me montazhin epik buzë detit

Shqipëria

“Para se të shijosh diellin e Shqipërisë…”/ Rama ironizon Farage me montazhin epik buzë detit

Më: 1 korrik 2025 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Vijon përplasja verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, teksa kreu i qeverisë shqiptare ka reaguar sërish ndaj deklaratave të deputetit mbi komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe.

Në një postim në rrjetin social “X“, Rama ironizon pa hezitim pretendimet e Farage, i cili ka kaluar nga shifra “1 në 50 shqiptarë në burg” në “1 në 3, apo ndoshta 1 në 4”.

“Vërtet? Nuk e di?”– pyet Rama, duke vënë në dyshim jo vetëm vërtetësinë, por edhe seriozitetin e deklaratave të tij.

Kryeministri i referohet të dhënave zyrtare nga Ambasada Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, duke sqaruar se numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53 mijë, siç është përmendur në analizën e Telegraph, por mbi 300 mijë. 

“Këta janë njerëzit që mësojnë fëmijët tuaj, ndërtojnë shtëpitë tuaja, kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj”, thekson Rama.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat