Tymi toksik mbulon Elbasanin

Shqipëria

Tymi toksik mbulon Elbasanin

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Tymi toksik ka mbuluar Elbasanin mëngjesin e kësaj të mërkure, 2 korrik. Edhe pse zjarri është izoluar në fushën e mbetjeve, disa vatra që mbeten aktive.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, zjarrfikësit po përdorin edhe një taktikë tjetër me hedhjen e inerteve për të bërë të mundur neutralizimin. 

Puna e rreth 40 forcave zjarrfikëse po vijon prej 17 orësh, ndërsa aktualisht zjarri ka intensitet më të ulët. Gjatë natës, siç raporton gazetari Besar Bajraktaraj, era ka favorizuar përhapjen e shtëllungave të tymit.

Ka edhe mjete të tonazhit të rëndë që po punojnë në brendësi të landfillit.

Kjo situatë përsëritet shpesh në qytetin e Elbasanit, duke u kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat