Dita e Zoonozave, Denaj: Mirënjohje veterinerëve në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit publik

Shqipëria

Dita e Zoonozave, Denaj: Mirënjohje veterinerëve në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit publik

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 19:49
Ilustrim

Dita e Zoonozave, Denaj: Mirënjohje veterinerëve në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit publik

Në Ditën Botërore të Zoonozave, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë trupën veterinare në vend, të cilët, me përkushtim dhe profesionalizëm, qëndrojnë në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe atij publik.

“Një falënderim i veçantë për Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve  (AKVMB), që gjatë këtij viti, pavarësisht përballjes me raste të influencës aviare dhe murtajës së ruminantëve të vegjël, ka treguar angazhim maksimal në menaxhimin e situatave”, shkroi Denaj në rrjete sociale.

Ministrja shprehu mirënjohje për të gjithë veterinerët, që i shërbejnë komunitetit çdo ditë në terren, duke mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe atë publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat