44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

Shqipëria

44-vjeçari tenton të grabisë një banesë, plagoset me armë zjarri në Sarandë

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat, bashkia Konispol, ku është plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Saimir Haxhi.

Ai është qëlluar me çifte në pjesën e pasme të trupit dhe dyshohet se ndodhej në tentativë për të vjedhur në një shtëpi të zonës.

Burime policore bëjnë me dije se Haxhi ishte person me precedentë penalë.

Ai u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, u dërgua në spitalin e Vlorës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat