Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamionin e mbeturinave! Shoferi mbeti i bllokuar brenda në mjet

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Raportohet se një automjeti, që punonte si taksi, është përplasur me një kamion mbeturinash.

Si pasojë e përplasjes shoferi i makinës u bllokua në mjet dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat