Aksident në Vlorë, plagoset 35-vjeçari

Shqipëria

Aksident në Vlorë, plagoset 35-vjeçari

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”.

Një 35-vjeçar banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat