Ervin Salianji flet pas lirimit nga burgu: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë

Shqipëria

Ervin Salianji flet pas lirimit nga burgu: Jam dënuar për një denoncim që i bëri mirë shoqërisë

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 21:58
Ervin Salianji

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji në një intervistë televizive, pak ditë pas daljes nga burgu ka deklaruar se burgosja e tij nuk vjen për shkak se ka vjedhur apo i ka bërë dëm kujt, por sepse pas denoncimit të tij vëllai i ministrit të Brendshëm shkoi brenda ditës në burg.

“Unë kam fituar 600 gjyqe me këta. Shqiptarët e dinë të gjithë se unë nuk kam një akuzë dhe nuk kam bërë burg se i kam bërë dëm kujt. Nuk kam vjedhur, nuk kam vrarë, nuk i kam bërë dëm askujt.

Pasoja e denoncimit tim ishte se një i dënuar nga gjykatat italiane për trafik ka shkuar në burg.

Pra, pasoja ka qenë pozitive për shoqërinë. Unë mbroj interesin publik, jam deputet i një force opozitare dhe denoncimi im brenda ditës është faktuar. Ky ishte denoncim i faktuar brenda ditës.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat