U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

Shqipëria

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 17/1 në Durrës, ku rreth orës 07:30 është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi L. M., 91 vjeç.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se i moshuari është vetëvarur, ndërsa ka qenë familjarët ata që e kanë gjetur trupin pa shenja jete.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të moshuarin drejt këtij akti të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat