Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal në orët e para të ditës, shkak defekti në rrjetin elektrik

Shqipëria

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal në orët e para të ditës, shkak defekti në rrjetin elektrik

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës “Sotir Gurra”.

Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit.

Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat