Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Shqipëria

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari rrëshqet dhe bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 19:59
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin, ku një 23-vjeçar dyshohet se ka rënë nga ballkoni aksidentalisht.

23-vjeçari me banim në Bruksel është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin.

23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat