Po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për dosjen “Partizani”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokati i kreut të PD Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka kërkuar kërkuar përjashtim të trupës gjykuese.
“Kërkojmë përjashtimin e 3 gjyqtarëve të GJKKO dhe caktimin e gjyqtareve jashtë Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e kësaj çështje”, mësohet të deklaruar Gjokutaj.
Kujtojmë se Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, kryer në bashkëpunim.