Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 00:37
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.

Një automjet është përplasur me një trailer me targa Serbie dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. 

Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur rëndë.

Janë banorët e zonës dhe kalimtarë të rastësishëm që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat