Policia e Shtetit gjatë kontrollit të një personi me inicialet Sh. B., ka gjetur dhe konfiskuar 48 mijë e 400 euro të padeklaruara, raporton KosovaPress.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale
“Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin 54-vjeçar, banues në Lazarat - Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.