Drejtuesi i Benzit humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar, shoferi dërgohet në spital

Shqipëria

Drejtuesi i Benzit humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar, shoferi dërgohet në spital

Më: 25 korrik 2025 Në ora: 16:06
Foto nga vendngjarja

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnje Rrogozhinë. Automjeti tip Benz i ka rënë nga mbrapa një mjeti të parkuar në anë të rrugës automobilistike.

Nga përplasja drejtuesi i mjetit dhe bashkudhëtari kanë marrë lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Policia e qarkullimit në vendngjarje duke kryer procedurat përkatëse dhe dokumentimin e aksidentit.

Sipas të dhënave të para drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat