Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të neutralizuar flakët

Shqipëria

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës, forcat zjarrfikëse ndërhyjnë për të neutralizuar flakët

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë sot në Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën e Pustecit.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Pustec, bashkë me struktura të tjera të shërbimeve publike, të ADZM-së, policisë kufitare, si dhe prefektin e qarkut të Korçës, Nertil Jole, ndodhen aktualisht në terren.

Më shumë se 50 forca po punojnë për të ndërhyrë dhe izoluar flakët në fazën fillestare.

Janë realizuar ndërhyrjet e para, ndërsa situata po vlerësohet për veprime të mëtejshme në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat