Natë “ferri” në Qafë Buall, Vengu ndan pamjet nga ndërhyrja në kushte ekstreme

Shqipëria

Natë “ferri” në Qafë Buall, Vengu ndan pamjet nga ndërhyrja në kushte ekstreme

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Përballë zjarreve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë gjatë natës pa pushim për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet pyjore.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë pamjet nga terreni, duke vënë në dukje se ndërhyrja është bërë në kushte të vështira për shkak të erërave të forta dhe terrenit malor.

“Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar gjatë gjithë natës”, shkruan Vengu në rrjete sociale, ndërsa paralajmëron se situata mbetet e rrezikshme dhe kërkon vëmendje të shtuar.

 Kujtojmë se vijon operacioni për fikjen e zjarreve edhe në jug të Shqipërisë. Mbeten tejet problematike zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt, ku po ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore. Për shkak të rrezikut ndaj banesave dhe bizneseve janë kryer një sërë evakuuimesh.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat