Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez të zhdukur në zonën e “Bukës së Vivarit”

Shqipëria

Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez të zhdukur në zonën e “Bukës së Vivarit”

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 16:14
Ilustrim

Është gjetur trupi i pajetë i turistit portugez i cili u raportua i zhdukur pasditen e së dielës në Sarandë. Turisti 57-vjeçar me inicialet A. G., u zhduk në det teksa u fut për t’u larë me miqtë pranë lagunës në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kufirit, trupi u gjet në afërsi të vendit ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë është transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Dyshimet paraprake flasin për mbytje aksidentale në det.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të shtetasit portugez A. G., 57-vjeç, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit”, njofton policia.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat