Kishin lidhje prej 3 vitesh, policia njoftim zyrtar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Shqipëria

Kishin lidhje prej 3 vitesh, policia njoftim zyrtar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Policia e Pogradecit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço. Autoritetet kanë arrestuar si autor të dyshuar të ngjarjes 31-vjeçarin Ilirjan Selmani.

Dyshohet se ai e ka vrarë 52-vjeçaren me thikë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Që në momentet e para efektivët e policisë e kishin të qartë se gruaja nuk kishte ndërruar jetë nga asfiksia pasi në trup i kishin konstatuar disa dëmtime me thikë.

Kanë qenë pamjet filmike që kanë identifikuar Selmanin në vendin e krimit. Ai dyshohet se kishte një lidhje intime me 52-vjeçaren prej tre vitesh.

“Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00”, njoftoi policia.    

Në përfundim të veprimeve, ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat