Vendimi për pallatin e konfiskuar në Tiranë reagon Edi Rama: Mandatin e fortë, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart

Shqipëria

Vendimi për pallatin e konfiskuar në Tiranë reagon Edi Rama: Mandatin e fortë, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 13:07
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj dy përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, të cilët, sipas tij, kanë marrë vendime që cënojnë interesin publik dhe shtetin ligjor.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama ka akuzuar prokuroren Gjeli dhe gjyqtarin Balliu për mbrojtje të ndërtuesve të paligjshëm.

Rama shkruan se gjyqtari Balliu ka vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati pa leje në Tiranë, që ishte konfiskuar nga shteti dhe i ishte vënë në dispozicion Agjencisë së Kadastrës.

“Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre”, shkruan kryeministri.

Rama shkruan me tej se “Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat