Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në Shkodër, përplasen dy automjete, një i plagosur

Më: 1 gusht 2025 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”.

Një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, është përplasur me një automjet tjetër.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar një person cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat