Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës”.
Policia thotë se një 29 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç.
Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.