Identifikohet autori i plagosjes, 27-vjeçari u qëllua me armë në zonën e Freskut

Shqipëria

Identifikohet autori i plagosjes, 27-vjeçari u qëllua me armë në zonën e Freskut

Më: 3 gusht 2025 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

 Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me plagosjen e të riut, Juglen Abazi, në zonën e Freskut.

Burime për ABC News sqaruan se anëtarë të grupit hetimor kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë, pasi mbrëmjen e djeshme ishte kontradiktor.

Gazetarja Bleona Sari, referuar burimeve policore, raporton është identifikuar autori që ka qëlluar me armë të riun, ndërsa pritet të vihet në pranga.

Autoritetet po punojnë  për lokalizimin dhe kapjen e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat