Kishte kultivuar drogë në oborrin e banesës së tij/ Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

Shqipëria

Kishte kultivuar drogë në oborrin e banesës së tij/ Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në oborrin e banesës së tij. Policia sekuestroi një pjesë e vogël e bimëve.

Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat