Rama postim për zonat publike: Aktiviteti ekonomik do formalizohet me qytete më europiane

Shqipëria

Rama postim për zonat publike: Aktiviteti ekonomik do formalizohet me qytete më europiane

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka postuar sërish në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, në lagje dhe trotuare të qyteteve.

Pamjet, kryeministri i ka shoqëruara edhe me një mbishkrim duke theksuar se lirimi i këtyre zonave publike, do sjellë më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim.

Nga ana tjetër shton se aktiviteti ekonomik do jetë më i formalizuar dhe qyteti më europian.

Postimi i Ramës:

Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat