Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 8 gusht 2025 Në ora: 21:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat