Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Ardi Veliu, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve!

Shqipëria

Fikja e sinjalit të News24, Salianji: Ardi Veliu, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve!

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ndaj represionit të Ardi Veliut ndaj News 24, Gazeta Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare, duke u shprehur se ai është një analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve.

Postimi i plotë:

Ardi Veliu është prototipi i njeriut antiligj – një ushtar i bindur i pushtetit, analfabet i katapultuar në krye të disa institucioneve, i përdorur për të mbajtur lidhjet me krimin, për të sajuar dëshmitarë të rremë dhe për të shkelur ligjin sa herë kërkohet mbrojtja e të korruptuarve në majë të shtetit. Nga dosjet që e lidhin me grupet kriminale te dhuna mbi qytetarët dhe manipulimi i ngjarjeve, karriera e tij është një manual i shkatërrimit të shtetit ligjor.

Sot, duke drejtuar operacionin për mbylljen e News24 ai ka veshur hapur rolin e censorit dhe frikësuesit të medias. Ky është sulm frontal ndaj fjalës së lirë dhe provë e qartë se pushteti është gati të përdorë çdo vegël të errët për të heshtur zërat e pavarur.

Gazetarët që sot i ndalon të shkojnë në punë kanë pritur të raportojnë lajmin e përfundimit të hetimeve dhe ndalimit të Veliut për paligjshmëritë sa një mal, fakti që SPAK dhe drejtësia e le ende të lirë, pavarësisht provave dhe akuzave të rënda duket si ë ftesë për të vazhduar paligjshmërinë. Sa kohë ky person vazhdon të veprojë pa u ndëshkuar, çdo qytetar duhet ta kuptojë se ligji në këtë vend është peng i atyre që e shkelin më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat