Himarë, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore, flakët përhapen me shpejtësi nga era. Ndërhyjnë zjarrfikësit

Shqipëria

Himarë, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore, flakët përhapen me shpejtësi nga era. Ndërhyjnë zjarrfikësit

Më: 9 gusht 2025 Në ora: 19:23
Himarë

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë të Bashkisë së Himarës.

Flakët kanë depërtuar në një zonë të pyllëzuar me pisha dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.

Ndërkohë në vend ka mbërritur edhe një zjarrfikëse dhe gjithashtu po i bashkohet një tjetër zjarrfikëse nga Himara.

Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë për të bërë të mundur që zjarri të mos avancojë drejt fshatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat