News24, 2 ditë pa sinjal pas veprimeve arbitrare të Policisë – Transmetimi vijon LIVE në YouTube

Shqipëria

News24, 2 ditë pa sinjal pas veprimeve arbitrare të Policisë – Transmetimi vijon LIVE në YouTube

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ambientet e News24 vijojnë që të jenë në terr televizv prej dy ditësh.

Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare. Kjo ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e Neës24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën.

Për uzurpimin e News24 nga Policia e Shtetit dhe mbylljen e sinjalit në mënyrë arbitrare kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë.

Mijëra e mijëra ndjekës kanë dënuar këtë akt barbar, duke shprehur solidaritet për të gjithë punonjësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat