Gjatë shuarjes së flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

Shqipëria

Gjatë shuarjes së flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 15:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri e papritur ka rënë mesditën e kësaj të hëne në fshatin Blerimas, pranë një pularie. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të MZSH Delvinë, dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit pa arritur të merrte përmasa që do ta bënin situatën shumë të rëndë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

Sipas burimeve paraprake, nga zjarri i papritur në Blerimas janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj.

Edhe pse ishte pushim, pra jashtë shërbimit, pas disa ditëve shumë të ngarkuara me zjarre, në ndihmë të kolegëve shkoi edhe Besnik Hasani, komandant shërbimi në MZSH Delvinë. Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, ai ka pësuar djegie në dorë dhe këmbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat