Dorëheqja e Berishës? Boçi: Si mund të largosh një njeri që e vendos vullneti i demokratëve

Shqipëria

Dorëheqja e Berishës? Boçi: Si mund të largosh një njeri që e vendos vullneti i demokratëve

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 20:37
Luçiano Boçi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një intervistë televizive ka folur për gjendjen e PD.

Boçi u ndal te çështja nëse Berisha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i partisë apo jo, gjë për të cilën nënkryetari tha se është disaprovues.

Gjithashtu Boçi tha se nuk mund të largohet një njeri që është vendosur nga vetë demokratët.

Boçi u shpreh se në PD secili ka mendimin e tij, qoftë ai dhe ndryshe dhe mund ta shprehë atë.

“Si mund të largosh një njeri nga drejtimi kur atë e vendos apo e heq vota apo vullneti i demokratëve? Jam disaprovues totalisht. Në PD, secili ka mendimin e vet ndryshe, mund ta shprehë, është diçka që ne e kemi pranuar vetë, e kemi zhvilluar dhe lejuar dhe kemi pranuar edhe fraksionet, dhe nëse dikush ka autoritetin për të bërë një fraksion, le ta bëjë; të mos e tregojë me autoritetin për ta hequr. Ne duhet të ndërtojmë; për të shkatërruar bëhet shumë kollaj”, u shpreh Boçi.

Më tej, nënkryetari i PD u ndal dhe te lajmet për një lëvizje të re brenda partisë, gjë të cilën e quajti pasion momental dhe tha se do të kalojë.

“Ndërsa kjo më duket pasion momental, çështje spiunimesh apo edhe çështje e marrjes përsipër e atyre veprimeve që tërheqin vëmendjen. Do kalojë”, tha Boçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat