Policia shpëton një turiste çeke të bllokuar në një zonë të thepisur në Himarë

Shqipëria

Policia shpëton një turiste çeke të bllokuar në një zonë të thepisur në Himarë

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Një turiste çeke ka shpëtuar pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Himarës dhe asaj Kufitare, pasi kishte mbetur e bllokuar në një zonë shkëmbore të rrezikshme në vendin e quajtur “Filikurë”.

Turistja ishte rrëzuar gjatë zbritjes me litar në një terren të thepisur dhe kishte kërkuar ndihmë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat policore u nisën drejt vendngjarjes dhe arritën ta lokalizojnë dhe ta ndihmojnë në kohë.

Ajo u transportua me mjet lundrues drejt portit të Himarës dhe më pas në qendrën shëndetësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat