Prag tragjedie në plazhin e Karaburunit, policia dhe pushuesit shpëtojnë nga mbytja 30-vjeçaren

Shqipëria

Prag tragjedie në plazhin e Karaburunit, policia dhe pushuesit shpëtojnë nga mbytja 30-vjeçaren

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 18:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pushuese në plazhin e Karaburunit ka rrezikuar të mbytej pasditen e sotme në plazhin e Janit.

Shtetasja në fjalë, rreth 30 vjeç, është ndihmuar fillimisht nga pushuesit e tjerë, ndërsa menjëherë në vendngjarje ka mbërritur dhe Policia Kufitare.

Falë reagimit të shpejtë të personave të pranishëm dhe të Policisë Kufitare, 30-vjeçarja ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa, ajo është dërguar drejt Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat