Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, mandati i Durrësit i shkon Arjan Ndojit

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, mandati i Durrësit i shkon Arjan Ndojit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri për mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditëses.

“Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim”, nënvizon Kolegji.

Kësisoj, mandati që Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i shkon përfundimisht kandidatit Arjan Ndoji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat