Të shtëna me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit! Autori ia mbath nga vendngjarja

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit! Autori ia mbath nga vendngjarja

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 18:12
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Hamallaj, në Durës.

Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”.

Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe janë vendosur postblloqe në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat